Sqarohet ministri Hekuran Murati: 30 eurot ishin për 3 muaj, tash pesionet janë nga 100 euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është deklaruar sërish lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për shtesat e pensionistëve.

Murati ka thënë se shtesat kanë qenë vetëm për tre muaj dhe se tash me vendimin e ri do të vazhdojnë gjatë tërë vitit.

Tutje, Murati ka thënë se pa këtë vendim, pensionistët do të merrnin nga 75 ose 90 euro, ashtu siç është e planifikuar në buxhetin e vitit 2021, të miratur në Kuvend.

“Ministria e Finacave, Punës dhe Transfereve, ka paraparë që për kategoritë e skemave pensionale që marrin nën 100 euro – e këtu ka kategori me 75 euro dhe me 90 euro – të aplikohet një shtesë, asisoj që shuma totale e pensionit me gjithë shtesën të jetë 100 euro.

Këto shtesa do të vazhdojnë përgjatë tërë vitit, njësoj sikurse mbështetja për përfituesit e asistencës sociale”, ka shkruar Murati.

Sqarim lidhur me vendimin e djeshëm për shtesat e ndara për skemat sociale dhe pensionale Nga pakoja e djeshme prej…

Posted by Hekuran Murati on Thursday, 22 April 2021