Sqarohet gjithçka: TORCIDA nuk e sulmoi autobusin e prishtinasve, tifogrupi mitrovicas distancohet nga çdo sulm

Grupi i tifozëve mitrovicas, “Torcida” ka reaguar pas raportimeve se ky grup ka sulmuar autobusin e ekipit Sigal Prishtina në Pejë.

Përmes një komunikate, tifogrupi është distancuar nga ky incident duke thënë se kanë dalë nga palestra menjëherë dhe Policia i ka urdhëruar të nisen për në Mitrovicë, shkruan Jepi zë.

“Për dallim nga disa pseudo tifogrupe ne nuk sulmojm lojtarë,po harroni që TREPÇËS ju kanë sulmuar lojtarët në parket në Pallatin e Rinis në prishtinë,
Në materialet që po qarkullojn nëpër media nuk paraqet implikimin e asnjërit anëtar të tifogrupit TORCIDA “, thuhet në reagim.

Komunikata e plotë:

Komunikatë,
Me rastin e organizimit të Final 8 Kupa e Kosovës në basketboll 2021/2022 në qytetin e Pejës tifogrupi ynë ishte prezent pranë klubit të zemrës në ndeshjen qerekfinales mes Trepçës dhe kb.Rahoveci,
Pas ndeshjes jashtë palestrës në pjesën e kundërt nga ka pas daljen tifogrupi ynë paska ndodhur një incident , më saktësisht është sulmuar autobusi i ekipit Sigal Prishtina me mjete të forta,ku edhe akuzohemi padrejtsisht nga mediat vendore kinse TORCIDA është akter në këtë sulm.
Tifogrupi ynë bën me dije që distancohet nga ky incident pasi që ne kemi dal nga palestra menjëher policia ka urdhëruar të nisemi për Mitrovicë,
Për dallim nga disa pseudo tifogrupe ne nuk sulmojm lojtarë,po harroni që TREPÇËS ju kanë sulmuar lojtarët në parket në Pallatin e Rinis në prishtinë,
Në materialet që po qarkullojn nëpër media nuk paraqet implikimin e asnjërit anëtar të tifogrupit TORCIDA ,
Torcida – Mitrovicë 09.02.2022