Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Ferizaj janë zbardhur bisedat mes dy të dyshuarve, Rilindit dhe Rejhanit, në rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika nga Kaçaniku.
Dëshmitari i radhës në këtë proces është Hamit Reçica, pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Gjykimi për rastin që tronditi mbarë Kosovën duket se po i afrohet fundit.
Në seancë polici dhe prokurori ka paraqitur biseda/përgjime ndaj të pandehurve.
“Selam Alejkum, selam alejkum. A ke marr brum me bukë…”, i thotë Rejhani, Rilindit.






