Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektbuxhetin për vitin 2027, në vlerë prej 4.27 miliardë eurosh, pas një debati të gjatë mes pushtetit dhe opozitës, i cili zgjati deri pas mesnatës.
Projektbuxheti mori 61 vota për, ndërsa diskutimet u karakterizuan nga përplasje për politikat ekonomike, investimet kapitale, pagat dhe masat sociale.
Buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm është rreth 300 milionë euro më i lartë se buxheti fillestar i vitit 2026.






