Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar sot një takim me homologen e tij hungareze, Anita Orban.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në takim është diskutuar për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve, transmeton IndeksOnline.
Gjatë bisedës, Konjufca ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së Hungarisë për avancimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ai gjithashtu ka vlerësuar kontributin e vazhdueshëm të Hungarisë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.






