Gazmend Gjyshinca është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Japoni. Burime kanë bërë të ditur për KOHËN se dekreti është nënshkruar nga presidentja Justina Shiroka Pula.

Pozitën e ambasadorit të Kosovës në Tokio e ka ushtruar Dr. Sabri Kiçmari.

Gjyshinca ishte ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ishte deputet në legjislaturat VII dhe VIII dhe ishte anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.