Një person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 nëntor, rreth orës 22:00. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vullnetin e saj, është larguar në shtëpinë e familjarëve. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
· Podujevë / 19.11.2026 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare.Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vullnetin e saj ka shkuar në shtëpinë e familjarëve të saj. Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.






