Platforma

Spotify 130 milion abonentë me pagesë

Spotify ditën e Mërkurë raportoi një rritje prej 22% në të ardhurat e tremujorit të parë të vitit, pasi kompania e transmetimit të muzikës mundi pritshmëritë e analistëve që do të arrinte 130 milion abonentë me pagesë për shërbimet Premium.

Të ardhurat arritën 1.85 miliardë euro për tre muaj që mbarojnë në 31 Mars, nga 1.51 miliardë euro që kishte vitin e kaluar. Analistët prisnin të ardhura prej 1.85 miliardë euro, sipas të dhënave nga IBES.

Abonentët premium u rritën me 31% nga viti i mëparshëm. Analistët mesatarisht prisnin që Spotify të kishte 128.6 milion abonentë me pagesë.