Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku po fliste para Kuvendit, ndërsa u ndërpre nga avokati Arianit Koci, i cili po proteston për moskonstituimin e Kuvendit.

“Deputete, qysh s’po të vjen marre bre? S’po merreni vesh 30 herë e po flet këtu. Po leje allahile..”, i tha Koci asaj.

“Arianit, unë e vlerësoj punën tënde. Vetëm bëjeni diferencën”, ia ktheu Izmaku.

“Hiç mos e vlerëso. Hiç s’po du me e vlerësu, veç kryejini punët tuaja”, vazhdoi Koci. “Ec hyn brenda”.

Deputetja iu tha gazetarëve pak sekonda më pas se po pret të shohë “diçka më serioze” në lidhje me zgjidhjen e ngërçit politik.

“I vlerësoj përpjekjet për një qasje më ndryshe. I vlerësoj përpjekjet. I kam lexu me interes dhe po pres të shoh diçka më serioze në këtë drejtim”, tha ajo.

E pyetur nëse ka ndonjë kandidat unifikues për kryetar të Kuvendit që do të ishte ishte i pranueshëm për Nismën, ajo tha: “Absolutisht po. Është Fatmir Limaj”.