Këngëtarja e njohur Mihrije Braha është top temë së fundmi.

Raporti me rejën pas fejesës së djalit, mungesa e ftesës për Remzie Osmanin në aheng e kanë aktualizuar këngëtaren.

Një prej komentuesve të saj i është ankuar sa i përket kësaj çështjeje.

Në një mesazh që po qarkullon në rrjete sociale, komentuesi në adresë të Mihrijes mes tjerash shprehet:

“Me u qu me na jep edhe këtë gajle e gazep se s’po i kena boll çmimet që janë rritur… Bravo Mihrije bravo”.

Nuk ka munguar edhe replika, duhet thënë, epike e këngëtares. Ajo e ka rekomanduar ndjekësin e saj që të mos e marrë seriozisht këtë pjesë.

“Ti a seriozisht e ke marrë a?” – ka qenë pyetja shoqëruar me qeshje me lot nga këngëtarja.

Mirë miq! Le të argëtohemi me këto raportime por siç po na rekomandon edhe Miki, asnjëherë mos t’i marrim seriozisht! /Prive.al

Image