Spitali i Përgjithshëm i Pejës përmes faqes zyrtare në llogarinë Facebook ka dhënë një sqarim lidhur me vdekjen e një foshnje të porsalindur dhe transferimin e nënës së foshnjes për në QKUK, e cila po ashtu ka ndërruar jetë.

“Të shtunën rreth orës 13:45 në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është pranuar një grua shtatëzën e gatshme për të kryer lindjen. Rreth dy orë më vonë lindja është kryer, por fatkeqësisht foshnja ka lindur pa shenja jete.
Sipas mjekëve specialist nënës i është dhënë një infuzion me glukozë për t’i dhënë energji gjatë lindjes, por komplikimet kanë ndodhur gjatë procesit të lindjes e dyshimet e para janë se ka pasur rupturë, ose çarje të mitrës. Ekipa mjekësore ka vepruar dhe pacientës i është hequr mitra, por gjakderdhja nuk është ndalur si pasoj e humbjes së faktorëve të koagulimit të gjakut”.

Në sqarim më tutje thuhet se të gjithë mjekët kujdestar, gjinekologë, kirurgë, anesteziolog, kanë punuar 4-5 orë por nuk kanë mundur të ndalin gjakderdhjen.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë vlerësimet e para të situates dhe është konstatuar se qasja e personelit mjekësor ka qenë profesionale, është zbatuar plotësisht procedurat dhe protokolet dhe nuk kanë munguar materialet e nevojshme për trajtim”.

Megjithatë pritet që obduksionet e më vonëshme të Institucionet kompente do të japin pergjigjen e plot lidhur me rastin.