Spitali i Pejës, fillon projektin “Direkt me doktorin”, pacientët marrin përgjigje përmes Facebook-ut

Spitali i Përgjithshëm në Pejë me synimin që të jetë sa më afër pacientëve gjatë kësaj kohe të ballafaqimit me Pandeminë e Koronavirusit, dhe me qëllimin që qytetarëve tu jepen sa më shumë këshilla shëndetësore pa pasur nevojë që të dalin nga shtëpitë e tyre, fillon të realizojë projektin e emërtuar,,Direkt me Doktorin”. 

Në  kuadër të së  cilit, Mjeku Specialist do tu përgjigjet direkt pyetjeve të pacientëve në faqen zyrtare të Spitalit në Facebook, thuhet në njoftimin e këtij spitali, transmeton IndeksOnline.

Ky projekt  fillon nga dita e nesërme e martë 31.03.2020 nga ora 9 dhe Mjeku i parë që do të jetë live në Facebook me pacientët është Infektologu Dr.Zenel Shatri.

“Është zgjedhur qëllimisht Facebooku si mënyrë e komunikimit me qëllim që sa më lehtë të mund të kenë qasje pacientët apo qytetarët të cilët pyetjet mund ti drejtohen me shkrim gjatë transmetimit Live në Facebook apo përmes SMS në numrin e telefonit: 045/126111”, thekson komunikata.

Orari i kësaj jave për komunikim online me Doktorin është:

Të martën      31.03.2020ora  9Dr.Zenel Shatri – Infektolog
Të mërkurën  1.04.2020ora 9Dr.,Muhamet Haliti – Psikiatër
Të enjtën        2.04.2020ora 9      Dr. Fahri Hasani – Pulmolog
Të premtën    3.04.2020ora 9Dr. Sali Shala Internist – Kardiolog

Gjatë javës tjetër do të vazhdohet me Mjek të tjerë Specialist. Mediat lokale të Rajonit të Pejës janë ftuar dhe janë të mirëseardhura që ti bashkëngjiten këtij projekti në mënyrën që ata shohin interes përmes transmetimit në Radio, Tv apo Facebook.