Spitali i Pejës

Spitali i Pejës del me një reagim pas rrahjes së dy punëtorëve

Një rrahje mes dy punonjësve ka ndodhur dje në Spitalin e Pejës. Ylli Agusholli, teknik i IT-së është sulmuar fizikisht nga Shefi i Zyrës Ligjore në Spitalin e Pejës, Labinot Panxhaj, njëherit asamblist i AAK’së në këtë komunë.

Spitali i përgjithshëm në Pejë ka dal me një reagim lidhur me këtë incident duke thënë se do të trajtohet sipas akteve normative në fuqi.

Në njoftimin e tyre thuhet se ende nuk i kanë të gjitha informacionet e duhura për këtë rast.

“Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka pasur një incident ku kanë qenë të përfshirë dy të punësuar të Institucionit tonë. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh keqardhjen për rastin që ka ndodhur dhe po ashtu thekson se është në proces të mbledhjes së të dhënave për tu njoftuar për të gjitha detajet. Dje ky proces nuk ka mundur të kryhet sepse dy të punësuarit tonë të përfshirët në këtë rast kanë qenë në organet e hetuesisë dhe ne nuk kemi ende të gjitha informacionet e duhura. Pas mbledhjes së informacioneve ky rast do të trajtohet sipas akteve normative në fuqi”, thuhet në njoftim.

VIDEO BONUS: Punëtorja teknike ankohet për rrogën e vogël: S’po kam me çka m’i mbajtë fëmijët