Spitali Rajonal i Gjilanit ka drejtuar kritika ndaj ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, për mungesë të oksigjenit, shkruan ballkani.info
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Spitali thotë se Zemaj po e premton zgjidhjen e këtij problem vetëm sa për selfie dhe konsum ditor, derisa për Hazirin thotë se ka rënë në gjumë dimëror.
“Në mungesë të oksigjenit ka pacient që detyrohen të kërkojnë ndihmë në Prishtinë. Nysret Hajrullahu thotë se ka vështirësi në furnizim me oksigjen. Armend Zemaj vetëm sa për selfije dhe konsum ditor po premton zgjidhjen e këtij problemi. Lutfi Haziri ka ra në gjumë dimëror”, thuhet në postimin e spitalit.
Ballkani.info dje ishte në Gjilan, ku ka raportuar për parregullsit që po ndodhin aty, nga burime të sigurta është njoftuar se spitali i kirurgjis ku po mbahen pacientët me COVID-19, po funksionon vetëm me dy infermiere teksa pacientë janë në gjendje shumë të rëndë.
Kujtojmë se dje ka ndërruar jetë një person 53 vjecar nga COVID-19, në këtë repart nga mungesa e oksigjenit. /Ballkani.info/







