“Spekulante, mos më pengo kur flas”, përplasje e re pozitë-opozitë në Komisionin për Shëndetësi

Përplasje mes deputetëve të pozitës dhe të atyre të pozitës ka pasur në Komsionin për Shëndetësi.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është përplasur me deputeten e VV-së, njërit kryetare e Komisionit, Fatmire Kollçaku.

Përplasje ka nisur kur Zemaj ka kërkuar Kollçakut që mos ta ndërpresë derisa është duke folur.

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj i ka kërkuar kryetares së Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, që mos ta pengojë sa është duke folur.

“Ti je spekulante, turp duhet me të ardhë”.

“Po e lus deputeten Kollçaku të mos më pengojë në fjalim. Ti me pas ndërgjegje të bren sa duhet. Unë flas çka dua jo si ju me digitron në VV. Ka kaluar koha e inateve sepse mjekët po ikin çdo ditë sesa me javë bo qefet politike”.

“Ti je spekulante. Idenë se ki edhe nuk e dëgjove edhe kurrë mos më jep përgjigje këtu. Kush je ti me vlerësu nuk je duke udhëhequr bordin. Turp duhet me të ardhur”, ka thënë Zemaj në Komision.