Për t’u kualifikuar për në fazën me eliminim direkt të Champions Leagues, Interit në xhiron e fundit të grupeve i duhet të marrë më shumë pikë sesa Tottenhami, teksa “Nerazzurrët” presin në shtëpi PSV Eindohevenin gjersa Tottenhami luan kualifikimin në “Camp Nou” përballë Barcelonës.

Trajneri i Interit, Luciano Spalleti shpreson që Barcelona do t’i bëjë një favor skuadrës së tij duke i mposhtur londinezët ndërsa insiston se vëmendja e tij është vetëm te takimi me PSV-në që nuk ka shpresë as për vendin e tretë që dërgon në Europa Leauge.

Interi u dorëzua mbrëmë para Tottenhamit teksa “Spurs” triumfuan me golin e të inkuadruarit në pjesën e dytë, Christian Eriksen.

“Jam i bindur se nëse bëjmë atë çfarë duhet të bëjmë, do të kalojmë tutje. Jam i bindur që ende gjithçka varet nga ne. Jam i vetëdijshëm se ka kampionë te Barcelona që janë në garë për ta fituar Topin e Artë. Gjithashtu e di se Barcelona nuk ka humbur ndeshje në shtëpi gjatë 5 viteve të fundit. Por insistoj se ne duhet ta mposhtim PSV-në, e pastaj në fund të ndeshjes do ta shikoj rezultatin e takimit tjetër. Dua ta luajmë atë ndeshje me besim sepse nëse e fitojmë kemi gjasa të mëdha për t’u kualifikuar”, theksoi Spalleti.

Interi përballjen vendimtare ndaj PSV Eindhovenit e zhvillon me 11 dhjetor në “San Siro”.