Southgate përmend rekordin e Kosovës në 14 ndeshje pa humbje: Ata janë të pamposhtur që moti

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, është deklaruar për ndeshjen ndaj Kosovës që zhvillohet më 10 shtator.

Ndeshja në mes të ‘Ter Luanëve’ dhe ‘Dardanëve’ do të zhvillohet në stadiumin ‘St Mary’s Stadium’ të Southamptonit, e që do ta bëjë diferencën në Grupin A.

Southgate ka thënë se është në dijeni për lojën që e zhvillon Përfaqësuesja jonë dhe rekordin pa humbje që 14 ndeshje.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm. Kosova është një shembull i mrekullueshëm, njerëzit nuk dinë shumë për ta, por ata janë të pamposhtur që moti”, ka thënë Southgate.

“Ata janë një shtet i ri dhe shumë krenar që kanë disa futbollistë tejet të mirë, natyrisht se duhet të kemi kujdes ndaj tyre dhe të luajë lojën tonë”.

“Kjo do të jetë një ndeshje testuese dhe mendoj se do t’i befasojë njerëzit. Pres nga ata (Kosova) dhe Republika e Çekisë të na nxisin në grup”, shtoi më tej Southgate.

Anglia është lider i Grupit A me gashtë pikë, aq sa ka edhe Çekia, Kosova në vendin e tretë me pesë dhe Mali i Zi me Bullgarinë me dy.

loading…