Southamptoni befason Chelsean

Chelsea ka pësuar humbje në shtëpi nga Southamptoni.

Mysafirët morën pikët e plota duke shënuar me rezultat prej 2 me 0.

Golin e parë e shënoi Obafemi në minutën e 31 pas asistimit nga Hojbjerg.

Kurse për golin e dytë u përkujdes Redmond në minutën e 73. Për të asistoi Armstrongu.

Pas kësaj humbje Chelsea mbetet në kuotën e 32 pikëve në vendin e katërt. Derisa Southamptoni në vendin e 14 ka 21 pikë.