Sot zhvillohen dy ndeshje, Angli-Gjermani supersfida e ditës

Kampionati Evropian vazhdon edhe sot me dy ndeshje spektakolare, derisa faza 1/8 e finales po dhuron përballje të zjarrte me përmbysje rezultatesh, ndeshje në vazhdime, e madje edhe penalltitë.

Sot (e marte) në orar janë dy ndeshje, njëra që do të fillojë në ora 18:00 dhe tjetra nga 21:00.

Nga mesi i pasdites (18:00), Anglia do të përballet me Gjermaninë, e që natyrisht se është edhe ndeshja kryesore.

Për këtë sfidë, Tre Luanët do të kenë mungesën e Dean Henderson që është i lënduar, derisa në dyshime mbeten Ben Chilwell dhe Mason Mount që janë në vetëizolim.

Në anën tjetër, Gjermania do të ketë mungesën e Lukas Klostermann, derisa në dyshime mbetet Jonas Hofmann.

Një tjetër ndeshje që pritet të dhurojë spektakël është edhe ajo në mes të Suedisë e Ukrainës, që fillon nga ora 21:00.

Për këtë takim, suedezët kanë dyshime te Mattias Svanberg, derisa lojtarët kyç janë në dispozicion.

Në anën tjetër, Oleksandr Zubkov dhe Denys Popov, janë dyshimet e ukrainasve.

Ndeshja mes Anglisë dhe Gjermanisë zhvillohet në stadiumin Wembley në Londër, gjersa Suedia dhe Ukraina luajnë në Hampden Park në Glasgou.