Sot VV nis nënshkrimin peticionin në sheshe për zgjedhje të reja

Lëvizja Vetëvendosje prej sot me fillim në ora 10:00 deri në 18:00, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, do të organizojë peticionin me kërkesën për zgjedhje të reja.

Vetëvendosje fillimisht kishte organizuar një peticion online për zgjedhje të reja, ndërsa pas lirimit të masave kundër COVID-19, nga sot këtë do ta bëjë edhe në mënyrë fizike.

Njëjtë si në Prishtinë, peticioni i Lëvizjes Vetëvendosje do të mund të nënshkruhet në të gjitha sheshet kryesore të komunave të Kosovës.