Sot do të vazhdojë raundi i katërt i bisedimeve Ukrainë-Rusi.

Kryenegociatori i Ukrainës, Mykhailo Podoliak, ka bërë të ditur se bisedimet do të vazhdojnë të martën.

“Deri nesër është bërë pauzë teknike në negociata. Për punën shtesë në nëngrupet e punës dhe sqarimin e përkufizimeve individuale. Negociatat vazhdojnë…”, ka shkruar Podoliak në Twitter.