Një i ri 27 vjeçar ka vdekur mbrëmë në Kamenicë nga Covid-19.

27 vjeçari Bersant Rahimaj ka humbur betejën me Coronavirusin në moshë shumë të re.

Varrimi i tij do të bëhet sot, në Kopernicë të Kamenicës, gjersa familjaret kanë njoftuar se ceremonia do të bëhet sipas rregullave te IKSHP’së.

Bersant Rahimaj, është viktima më re në moshë nga Coronavirusi në Kosovë.

Deri më tani, në vendin tonë janë regjistruar 196 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Disa javë më parë ndërroi jetë edhe një 39 vjeçar nga Gjakova.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me Coronavirus, në Kosovë është 3.383.