Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Skenderaj, ku një vajzë ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një objekti.
Mësohet se viktima e këtij rasti është Rahime Geci e moshës 15 vjeçare.
Rastin e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes komunikatës 24’orësh.
“Skenderaj 27.04.2025, 17:30. Lidhur me rastin viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe më pas ka vazhduar në QKUK Prishtinë ku dhe është raportuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 28 prill 2025, në orën 15:00, në varrezat e lagjes Geci në Llaushë të Skenderajt.
Familja Geci ka shpreh pikëllimin e thellë për humbjen e më të dashurës së tyre.







