Sot starton xhiro e 22-të në Superligën e Kosovës, Drita luan si mysafire

Java e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll nis sot me dy ndeshje në program, shkruan Demokracia.com.

Drita, nënkampionia e Kosovës në fuqi do të udhëtojë në Ferizaj për t’u ndeshur me ekipin e trajnerit kroat, Andrej Panadiq.

Ferizaj dhe Drita ballafaqohen në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj me fillim nga ora 13:00.

Nga po i njëjti orar luhet edhe takimi tjetër i kësaj dite ndërmjet Malishevës dhe Drenicës.

Stadiumi “Liman Gegaj” është arenë e përballjes ndërmjet dy skuadrave që po luftojnë për mbijetesë.

Ndërkaq të dielën (nesër), takohen Llapi – Prishtina, Gjilani – Trepça ’89 dhe Ballkani – Dukagjini.