Dita Ndërkombëtare e Infermiereve

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermiereve

Sot është 12 Maji – Dita Ndërkombëtare e Infermiereve, e cila përkon me 200-vjetorin e lindjes së Florence Nightingale, e cila njihet edhe si themeluesja e infermierisë në botë.

Rreth 2/3 e punëtorëve në QKUK, apo 60% të gjithë të punësuarve janë infermiere dhe kjo shifër flet për fuqinë potenciale që kanë.

Për shkak të masave të sigurisë kundër COVID-19, kësaj radhe në vendin tonë nuk do të ketë aktivitete me rastin e kësaj dite.