Sot, sfida e tretë për Dardanët

Kosova U20 meshkujt në basketboll sot zhvillon ndeshjen e tretë në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Gjeorgji.

Ndeshja nis nga ora 17:00. Dardanët e rinj do të përballen me vendasit, Gjeorgjinë. Basketbollistët e Kosovës kanë pësuar dy humbje në grupe, kurse gjeorgjianët kanë një fitore e një humbje

Ndeshja e fundit për Kosovën do të jetë nesër ndaj Austrisë. /Demokracia.com