Sot seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e presidentit, Meta mesazh në Facebook: Kryesorja në jetë të ruajmë 1

Ndërsa sot zhvillohet seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, kreu i shtetit me një mesazh në Facebook shprehet se: “Kryesorja në jetë të ruajmë 1 dhe të mos e kemi mendjen te shtimi i zerove, sepse pa 1 gjithçka zhbëhet në zero absolute”.

Seanca për shkarkimin e Metës u shty për sot pas kërkesës së përfaqësuesve të presidentit, të cilët do të paraqisnin pretendimet e tyre.

Të martën, Gjykata Kushtetuese rrëzoi pretendimet e presidentit për përjashtimin e gjyqtarëve nën argumentin se nuk garantojnë një proces të paanshëm.

Sipas trupës gjykuese, asnjë nga gjyqtarët nuk është në kushtet e ndalimit.

Këshilltari për çështjet ligjore në Presidencë, Bledar Dervishaj u shpreh i sigurt të martën pas seancës se presidenti Ilir Meta nuk do të shkarkohet. Sipas tij nuk ka asnjë çështje për shkarkimin e kreut të shtetit./a2news