protestat

Sot protestë masive e studentëve, caktohet ora si afat i fundit për Qeverinë

Studentë nga të gjitha fakultetet do të nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.
Studentët kanë paralajmëruar për sot protestën më masive të tyre.

Në orën 10:00, studentë nga të gjitha fakultetet do të nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.
Gjithashtu, studentët kanë ftuar edhe gjimnazistë e qytetarë të thjeshtë që t’i bashkohen protestës, transmeton “Tch”.

Ora 16:00 është afati i fundit që studentët i kanë vënë qeverisë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.