Klubi pritet që të bëjë disa teste mjekësore për Ousmane Dembelen në lidhje për të ditur shkallën e lëndimit të tij pas ndeshjes kundër Leganes.

Ousmane Dembele do të bëjë disa teste sot pasi e lëndoi gjurin e tij në fitoren 3-1 të Barcelonës kundër Leganes të dielën.

Dembele ishte njëri prej më të mirëve në këtë ndeshje por u detyrua të largohet në minutën e 69-të, pasi pati një përplasje me Mikel Vesga, kurse Barca lajmëroj mbrëmë në Twitter se do të bëhen disa teste mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit.

Francezi shënoi golin e parë në pjesën e parë dhe meritonte të shënonte edhe disa gola për shkak se pati një ndeshje të mirë.