martesë

Sot po zhvillohet edhe një martesë tjetër në familjen mbretërore

Princesha Eugene e Familjes Mbretërore të Britanisë është martuar sot.
Në një ceremoni madhështore, është zhvilluar edhe dasma e radhës në Familjen Mbretërore.

Princesha Eugenie është martuar me partnerin e saj Jack Brooksbank në kishën St George aty ku dashurinë e tyre e kurorëzuan edhe Princ Harry dhe Meghan Markle në maj

Fustanin që Princesha ka veshur është dizajnuar nga Peter Pilotto dhe Christopher De Vos, ndërsa kurora me smeralde e diamantë është huazuar nga koleksioni i Mbretëreshës Elizabeta II.

Princesha Eugene është e nënta në rend për fron, ndërsa në dasmë ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e familjes mbretërore dhe 850 mysafirë tjerë të ftuar./Gazeta Express/