Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Suma Chakrabarti, ka publikuar fotografinë familjare me liderët e Ballkanit Perëndimor që janë duke marrë pjesë në Samitin e Londrës për investime në këtë rajon.
Presidenti i BERZH-it (EBRD) ka shkruar se e gjithë bota do që Ballkani Perëndimor të ketë sukses, e se është krenar për organizimin e samitit të 4-tët për investime në Ballkan.

“E gjithë bota dëshiron që Ballkani Perëndimor të ketë sukses! Shumë krenar që kemi pritur atë që është tani Samiti ynë i 4-të i Investimeve në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai, derisa e ka publikuar fotografinë familjare.
The whole world wants the Western Balkans to succeed!
— Suma Chakrabarti (@ebrdsuma) February 24, 2020
Very proud to have hosted what is now our 4th Western Balkans Investment Summit here at @EBRD hq today
Here’s the family photo…. pic.twitter.com/13O0vTLbLy
Edhe në fotografinë e publikuar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq janë parë në krah të njëri – tjetrit.

Në fakt, edhe ulëset që iu ishin përcaktuar para nisjes së samitit, Kurti dhe Bërnabiq i kishin afër, ashtu si edhe gjatë mbajtjes së konferencës.
Kurti gjatë fjalimit të tij e ka përmendur reciprocitetin, derisa kryeministrja serbe ka kërkuar që taksa të hiqet sa më shpejtë.








