Sot nis viti i ri akademik, 20 mijë studentë për herë të parë në auditore

Sot nis viti i ri akademik 2018-2019. Pas procesit të pranimeve, këtë të hënë universitetet çelin dyert.

Shkollat e larta, kanë ende kuota të lira por sipas udhëzimit do të plotësohen nga vetë fakultetet me zhvendosjen e vijës së kuqe. Ndërkohë mbi 20 mijë të rinj janë studentë për herë të parë në auditore.

Edhe këtë vit 80% e studenteve zgjodhën universitetet publike. Për herë të parë në degët e mësuesisë u aplikua nota mesatare mbi 7. Edhe pse pati nje ulje te numrit te kërkesave, numri dy i arsimit thotë se ky vendim synon rritjen e cilësisë se mësuesve te ardhshëm.

Ndërsa per maturantet me mesatare te ulet nen 6, universitetet rajonale kane hapur programe 2 vjeçare.

Degët jane përshtatur me tregun e punës sipas rajoneve te vendit. Edhe kete vit rreth 10 mije te rinj vendosen te largohen per te ndjekur studimet ne universitet jashtë Shqipërisë./Shqiptarja.com/