Sot në ora 16 Telekomi njofton për shkëputjen përfundimtare të marrëveshjes me Z Mobile

Sot në orën 16:00, para opinionit publik do të dalin me deklaratë Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi dhe kryetarja e Bordit te Drejtoreve të Telekomit të Kosovës, Besa Shatri Berisha.

Këta dy zyrtarë të Telekomit do të flasin rreth vendimit të fundit për shkëputjen ose jo të kontratës me Z Mobile, shkruan Ballkani.info.

Më herët sot, u raportua se tashmë Bordi i Telekomit ka marrë vendim për shkëputjen e kontratës së Z Mobile.

Kontrata e Z Mobile me Telekomin ka përfunduar zyrtarisht sot, pas 10 vjetësh të nënshkrimit. /Ballkani.info/

loading…