“Sot në market pashë një gjallëri”, Stavileci komenton deklaratën e ministrit Murati

Blerand Stavileci nga PDK e ka quajtur ‘skandaloze’ deklaratën e ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati dhënë pas shpërndarjes së 100 eurove për punëtorët e sektorit privat.

“Sot kesh në market dhe e pashë një gjallëri”, kishte deklaruar Murati në emisionin DPT te Fidani muajin e kaluar.

Në po të njëjtin emision në T7, i është përgjigjur anëtari i PDK’së.

“Edhe puna e deklaratës ose të deklaratave të tjera që janë deklarata skandaloze me dalë e me thënë se “sot kam parë gjallëri. Aq shumë sa njerëzit filluan edhe të tallen. Çfarë gjallërie, me çka? Me 100 euro? Disa ende s’i kanë pranu”, tha Stavileci.

Stavileci foli edhe për mundësinë e tërheqjes së 30 përqindëshit nga Trusti Pensional i Kosovës.

“Nuk e di se a ka dilitantizëm më të madh sesa mos me mund me u ndihmuar njerëzve, qytetarëve të vendit tënd. Pra a ka dilitantizëm më të madh se me një anë me u mburr që i ke ngrit të ardhurat e në anën tjetër me shpërnda mjete nga 100 euro të cilat nuk janë të mjaftueshme”, shtoi ai.

“Unë mendoj se një kryeministër i cili i ka lënë krejt problemet e vendit këtu. Sot i kemi katër skandale, që s’po dua me u thënë korruptive, edhe pse janë korruptive, po le të vazhdojnë institucoponet me bo punën  vetë e me dëshmu”, theksoi Stavileci.

“Të gjitha institucionet janë të pakënaqura. Çdo ditë ke protesta, paralajmërime për greva, punëtorët arsimor të pa kënaqur, punëtorë shëndetësorë të pa kënaqur, bizneset nuk përkrahen. Vazhdon me pas shtrenjtim dhe nuk ka asnjë masë”, tha ai.