Mmbrëmë një ngjarjen tragjike ndodhi në fshatin Peran të Podujevës, ku mbeti i vdekur Edon Ismajli, (28-vjeçar) të cilin dyshohet se e vrau babai i tij, Naim Ismajli, (53-vjeçar). I dyshuari qëlloi në drejtim të të birit pas mosmarrëveshjeve lidhur me pronën. Sipas informacioneve të para, i riu, Edoni, u vra në traktor me disa plumba të kallashnikovit pas një debati me babain, që përfundoi tragjikisht.

Sonte, me fillim nga ora 18:00, do të varroset Edonit Ismajli.

Në njoftimin e familjarëve, bëhet e ditur se varrimi i tij do të bëhet në fshatin Bajçinë, në varrezat e lagjes Ismajli.