Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq ka filluar mbledhjen.

Me pesë vota për, një kundër dhe një abstenim, anëtarët e komisionit u dakorduan që kjo mbledhje të jetë e mbyllur për media, raporton KTV.

Sot do të intervistohen 8 policët që kanë marrë pjesë në aksionin e arrestimit të tyre.

Fazli Fazliu, Shef i Departamentit për të huaj në aeroport ka përfunduar intervistën dhe ka deklaruar se është ftuar gabimisht na Komisioni sot.