Sot hidhet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

Sot në selinë e FFK-së do të hidhet shorti për ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Gjysmëfinalen e kanë siguruar janë Llapi, Prishtina, Gjilani dhe Vushtrria. Në këtë fazë të kësaj gare, ndeshjet luhen me sistemin vajtje-ardhje.

Fituesi i Kupës e siguron pjesëmarrjen në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

Shorti pritet të hidhet në ora 12:00.