Big Brother VIP Kosova shënon sonte fundin e këtij edicioni, dhe e gjithë kureshtja është se kush do të jetë fituesi.

Një nga finalistët është Lumbardh Salihu, djali i ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate, Salih Salihu.

Salihu, në një intervistë të dhënë së fundmi në media, i është përgjigjur pyetjes së gazetarit se nëse nuk fiton çmimin Lumbardhin çfarë do të bënte në këtë rast ai.

Por, ish-deputeti shpreson që të komunikohet vetëm rezultati i saktë i votave të publikut.

“Nëse i ka votat Lumbardhi do ta fitojë, por nëse votat do të jenë publike, dhe rezultati do të jetë i saktë atëherë jemi dakord, por nëse pas shpalljes së fituesit nuk komunikohet rezultati saktë pastaj njerëzit thonë çfarë ka ndodhë, unë jam i sigurt se pas shpalljes së fituesit do të dihet numri i votave, dhe pastaj janë transparente krejt, jo përpara se përpara ndikon rezultatin dhe ndikon në produksionin e Big Brother. Por secili kandidat që i ka votat dhe fiton ne mund të ja bëjmë përhajer”, u shpreh Salihu.

Finalistët që do të përjetojnë sonte emocionet e natës finale janë Shqipja, Lumbardhi, Blerando dhe Edona.

BONUS VIDEO: Kush e fiton Big Brother VIP Kosova?