Sot feston ditëlindjen Zëri, Elita Rudi ka një urim të veçantë për të birin

Si sot para 1 viti, reperi Gjiko dhe moderatorja e njohur Elita Rudi u bënë prindër për herë të parë.

Ata u gëzuan tej mase me ardhjen në jetë të djalit të tyre, që e pagëzuan me emrin Zëri.

Sot djali i tyre e feston ditëlindjen e parë dhe kjo i ka lumturuar ata duke ja uruar ditëlindjen birit të tyre.

Moderatorja Elita Rudi, ka shfrytëzuar një video të cilën e ka publikuar në Instagram, ku ka përmbledhur disa momente me Zërin e vogël.