Kryetari i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar dje fakte dhe dokumente për skemën e hajdutërisë, siç e quan ai, te Unaza e Re.

Basha shkruan se për të mbushur xhepat, Rama nuk ndalet para lotëve të fëmijëve.

“Kryehajduti për të mbushur xhepat e tij nuk ndalet para lotëve të fëmijëve, as para shtëpive të njerëzve dhe as para simboleve kombëtare.

Pse u hoq Shqiponja? Ç’aferë fshihet pas shkatërrimit të 300 shtëpive te Astiri?

Nesër (sot) me fakte e dokumenta skema e hajdutërisë te Unaza e Re”, shkroi Basha një ditë më parë.