Soreca uron ministrat e rinj: Marrin detyrën në moment të rëndësishëm për Shqipërinë

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca ka uruar ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, pas betimit të tyre në presidencë.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca shprehet se ministrat e rinj marrin detyrën në një moment të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë.

“Urime anëtarëve të rinj të kabinetit që u betuan sot para Presidentit Meta. Ata marrin detyrën në një moment të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Shqipërisë ???????? në rrugën drejt BE-së ????????.

Mirëpres të punoj me të gjithë! #EUforAlbania????????????????”- shkruan ai.