Futboll

Sonte zhvillohet finalja e UEFA Super Cup, PSG-ja kundër Tottenhamit

Sonte zhvillohet ndeshja finale e UEFA Super Cup mes Paris Saint-Germain dhe Tottenham Hotspur.

Në stadiumin “Bluenergy” në Udine, dy skuadrat takohen njëra me tjetrën nga ora 21:00.

Image

PSG-ja është fituese e Ligës së Kampionëve, kurse Tottenham fituese e UEFA Europa League.

Ekipi i Thomas Frank ka shumë mungesa, kurse Luis Enrique pothuajse gjithë skuadrën në dispozicion, vetëm Joao Neves (i suspenduar).