Sonte në ora 23:59 mbyllet edhe zyrtarisht fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve lokaleve të 17 Tetorit.
1,260,571 qytetarë me të drejtë vote në 66% të vendvotimeve, apo në 1,638 nga 2,477 sosh do të vendosin për krerët e ardhshëm të 21 komunave.
Prishtina, Prizreni, Gjilani, Gjakova, Podujeva, Drenasi, Kaçaniku, Istogu, Dragashi, Fushë Kosova, Obiliqi, Klina, Kamenica, Rahoveci, Juniku, Vitia, Malisheva, Vushtrria, Shtimja, Kllokoti dhe Mamusha nuk e kanë zgjidhur çështjen e të parit të tyre me 17 Tetor, teksa këtë përfundimisht do ta bëjnë të dielën e 14 Nëntorit, për balotazhin e së dielës e për të cilin “ethet” veçse kanë filluar të ndihen.







