Sonte heshtje zgjedhore, nesër preshevarët votojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Mbi 40 mijë qytetarë do të mund të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që do të mbahen në Preshevë.

41 mijë e 847 qytetarë me të drejtë vote nesër që në orën 7:00 deri në orën 20:00 do të mund të mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre të preferuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që po mbahen në Preshevë.

Qytetarët me të drejtë vote mund të votojnë në 38 vendvotime ndërkohë në garë janë katër parti politike shqiptare: PVD, PDSH, UDSH dhe AVN, dy grupime qytetare LR dhe ADSH si dhe një koalicion i partive serbe.

Zgjedhjet e nesërme janë të tretat me radhë që nga viti 2016 për shkak të mos arritjes së formimit të një shumice stabile në Kuvendin 36 anëtarësh të Preshevës.

Këto zgjedhje përcaktojnë një mandat katër vjeçar.

Ndërkohë që zgjedhjet po mbahen në kohë pandemie përfaqësuesit e Komisionit Komunal Zgjedhor kanë kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes në masat për mbrojtje nga koronavirusi.