Juventus-Napoli

Sonte dueli interesant mes Juventusit dhe Napolit

Juventus-Napoli do të jetë super sfida që do ta hapë javën e 15-të në Serie A.

Kampioni në fuqi, Napoli do të kërkojë fitoren në një fillimsezoni që nuk ka shkuar aspak sipas planeve.

Aktualisht, ata gjenden në vendin e pestë në tabelë me 24 pikë, 11 më pak se lideri Interi, shkruan Gazeta Express.

Në anën tjetër, Juventusi është aktualisht mirë në renditje, në vendin e dytë me 33 pikë, dy më pak se Interi që i prinë tabelës.

Dueli mes tyre nis me fillim nga ora 20:45.