Sondazhi i ri demanton Abrashin: LDK s’ka rritje, ka rënie

Lidhja Demokratike e Kosovës sipas sondazhit të fundit pritet t’i marrë 16.30% të votave, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që do të mbahen më 14 shkurt.

Sondazhi i publikuar nga Klan Kosova e nxjerrë atë të tretën pas Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Përqindja e natës së sontme e demanton Arban Abrashin, i cili dy ditë më parë tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është rritur për 4%.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministër është Avdullah Hoti.