SONDAZHI I FUNDIT: LDK-ja dhe VV-ja pësojnë rënie gati 10 për qind, ja sa është PSD-ja

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka folur sonte edhe për sondazhet, duke treguar se ku qëndron partia e tij dhe ku qëndrojnë dy partitë tjera opozitare, LDK dhe VV.

Sipas tij, PSD-ja ka shënuar rritje dhe në sondazhin e bërë në fund të janarit të këtij viti, ka shënuar rritje dhe tash është 3.1 për qind.

Në Dukagjin, Molliqaj ka thënë se sondazhet edhe pse janë kredibile, mund të mos dalin të sakta kur të mbahen zgjedhjet, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, LDK-ja në sondazhin e fundit del t’i ketë humbur 9 për qind që nga janari i vitit të kaluar.

“LDK-ja ka qenë 32 për qind tash është 23.8 për qind”, ka thënë ai.

“Vetëvendosje ka qenë 32 për qind në korrikun e vitit 2017, pas zgjedhjeve parlamentare, dhe sot është në 21,5 për qind”, ka thënë Molliqaj. /Ballkani.info/