Sipas një matjeje të opinionit publik të realizuar nga një prej kompanive më kredibile në Kosovë, kryetari aktual i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj (AAK), pritet të sigurojë fitore të thellë që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale.
Rezultatet e sondazhit tregojnë se 61.6% e të anketuarve do të votonin për Ramosajn, duke reflektuar një nivel të lartë kënaqësie me qeverisjen e tij aktuale dhe projektet e realizuara gjatë mandatit.
Kështu ka bërë të ditur Arton Demhasaj, ish kandidat për deputet dhe opinionist i njohur.
Pas Ramosajt, në vendin e dytë renditet Jeton Mushkolaj (LDK) me 17.6%, ndërsa Faton Selmanaj (LVV) mban vendin e tretë me 10.7% të mbështetjes. Kandidatja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka marrë 7.6%, ndërsa Shkumbin Demalijaj nga nisma “Iniciativa Qytetare Demokracia” është renditur me 2.6% të votave të deklaruara.
Hulumtimi është realizuar në fillim të shtatorit 2025, me një mostër prej 400 të anketuarve dhe përfshin vetëm votën e deklaruar, duke përjashtuar të pavendosurit (3.4%). /Ballkani.info/







