Son Heung-Min shihet duke bartur helmetë ushtarake anti-plumb dhe gjuan me armë zjarri gjatë ushtrimeve

Son Hung-Min është parë duke bartur një helmetë ushtarake anti-plumb dhe duke ushtruar të gjujajë me armë në një distancë të largët në ushtrime.

Ylli i Tottemham Hotspurit është aktualisht në bazën Seogwipo në vendlindjen e tij, derisa po kryen shërbimin ushtarak të obligueshëm.

Derisa futbolli është i suspenduar, Son ka gjetur kohë që të kryej shërbimin ushtarak, aty ku po mëson se si të gjuhet me armë.

Ylli nga Korea Jugore është fotografuar duke mbajtur një armë, një kostum të kamufluar dhe një helmet anti-plumb.

Ai po ashtu ka mësuar edhe di t’i qëndrojë më gjatë gazit lotsjellës, ka mësuar për armët bërthamore dhe ato kimike.

Son do të mësojë edhe për disiplinën në ushtri, derisa aty pritet të qëndrojë për më shumë se një muaj.