Norvegjezi

Solskjaer synon të bëhet trajner i përhershëm te Unitedi

Ole Gunnar Solskjaer ka thënë se shpreson që të mbetet në detyrë të trajnerit te Manchester United përtej muajit maj, pasi mbrëmë e mposhti Newcastle United me rezultatin 2-0, kështu duke marrë fitoren e katërt me radhë.

Norvegjezi erdhi si trajner i “Djajve të Kuq” pas shkarkimit të Jose Mourinhos në fillim të këtij muaji, dhe ka një kontratë deri në fund të këtij stinori.

“Jam duke menduar vetëm për ndeshjen tjetër sepse nëse fiton katër ndeshje, atëherë mund t’i fitosh edhe katër të tjera me këtë skuadër”, ka thënë Solskjaer.

Në pyetjen se a dëshiron të largohesh nga United në maj, Solskjaer u përgjigj kështu: “Nuk dua të largohem”.

Unitedi aktualisht është në pozitën e gjashtë me 38 pikë, tri më pak se Arsenali në vendin e pestë pas 21 javëve.